Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ajo e Shqipërisë, Evis Kushi kanë nënshkruar marrëveshjen për abetare e përbashkët, raporton Ekonomia Online.
Nagavci me këtë rast tha se abetarja e përbashkët është dhuratë për nxënësit e të dyja vendeve në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo më tej ka shtuar se janë në koordinim edhe për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë edhe trajnimin e mësimdhënësve.
“Është kënaqësi të mirëpresim në vizitë ministren Kushi, të cilën do ta bëjmë dhuratë për nxënësit tanë në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas vizitës së parë në qershor që unë kisha në Shqipëri i diskutuam mundësit e bashkëpunimit”.
“Përveç abetares së përbashkët kemi dhe aktivitete të shumta të nxënësve tanë dhe trajnimin e mësimdhënësve. Jemi shumë të lumtur që Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që të përdoret një abetare e unike dhe do të përdoret nga të gjithë fëmijët në të dy vendet. Do të kemi edhe një koncert të përbashkët në Gjakovë, aktivitet e tilla do të jenë të vazhdueshme”.
Ministrja shqiptare Evis Kushi tha se për abetaren do të hapet një konkurs që do të jetë transparent.
Sipas saj, në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor nxënësit do ta kenë gati abetaren e përbashkët, raporton EO.
“Për ne shqiptarët e Shqipërisë është gjithmonë nder që të jemi në Kosovë. Për mua është privilegj të jem këtu, në vizitën e parë zyrtare në Prishtinë në një koment kaq emocionues, kaq krenar”.
“Nuk kanë kaluar as një muaj nga mbledhja e përbashkët ku kryeministri Rama hodhi idenë për një abetare të përbashkët, jemi këtu në një kohë rekord që të arrihet kjo marrëveshje. Kjo nuk është hera e parë që punojmë kaq shpejtë, kemi nënshkruar edhe marrëveshjen për njohjen e diplomave”.
“Abetarja të jetë më cilësi dhe standarde, kemi zhvillime të metodave të mësimdhënësve, kemi zhvillim teknologjik e kjo na qon në një abetare të përbashkët. Falënderoj grupet nga të dy shtet që punuan në këtë marrëveshje”.
“Është përgjegjësi të sigurojmë konkurs të rregullt e transporte në mënyrë që vogëlohet vitin e ardhshme të kenë abetaren e përbashkët në 110-vejtoin e Pavarësisë të kemi abetaren e përbashkët. Nuk ka më mirë se të kemi një komb, një gjuhë dhe një abetare të përbashkët”.