Qeveria e Kosovës ka nënshkruar memorandum me qeverinë gjermane për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, në komunën e Prizrenit. Lidhur me këtë paraprakisht në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që të ndahet parcela në të cilën do të ndërtohet ky park, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Haradinaj tha se me këtë marrëveshje fillon një etap e re e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë. Ai ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme nga shteti i Gjermanisë.
“Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për themelimin e parkut të përbashkët kosovaro-gjerman për inovacion dhe ndërtim. Ky park për dy dekada është në shfrtyëzim të trupave gjermane. Sot është fillu një etapë e re e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani që e pason bashkpunimin me trupat gjermane. I falenderoj për besim institucionet e Gjermanisë dhe i shprehi përkushtimin tonë që këtij projekti të jepim përkrahje të pandërprerë. Me nënshkrimin e kësaj deklarate edhe praktikisht fillon implementimin”, tha Haradinaj.
Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se qëllimi i këtij kampi është që të kontribuojnë në perspektivën e të rinjëve në Kosovë.
“Me këtë është dhënë një bazë që nga kampi i deritanishëm i Prizrenit pas largimit në vitin 2019 të dërgojmë përpara në një të ardhme të re. Siç e thatë ka pas një studim të fizibilitetit nga GIZ-i. Qëllimi është që pas largimit të kampit gjerman ai të jetë aktiv. Me anë të këtij parku të vendosim edhe një pikë rendëse në fushën e arsimit dhe disa sektorëve të tjerë e ne veçanti të kontribuojmë për të rinjët që të krijojmë perspektivë këtu”, tha Held.