Nënshkruhet protokolli i lehtësimit të procedurat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 08 Kor 2024 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e kanë shkruar sot bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, protokolin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

Sveçla, në një konferencë për media, e falënderoi Ballën për bashkëpunimin dhe gatishmërinë, dhe ekipet e ndërsjella për punënë e tyre.

“Ne nuk do të ndalemi që puna jonë të jetë sa më efektive dhe jeta e qytetarëve sa më e lehtë”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa, Balla se eksperiencën e pikë kalimit në Morinë dhe Vërmicë janë duke e përdorur edhe për pikat tjera kufitare.

“Po shkurtojmë kohën për shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë, siç e patë më nuk ka kontroll, përmes sistemit të targave po regjistrojmë të gjitha tabelat”, ka thënë Balla. 

Të ngjashme