Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të protokollit Manifesta 14 – bienalja evropiane e artit bashkëkohor, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shprehu përkrahje të vazhdueshme në këtë projekt duke e cilësuar si ngjarje të rëndësishme.
“Është kënaqësi e veçantë që të jem këtu natyrisht si rezultat i një bashkëpunimi mes komunës dhe qeverisë dhe gjithashtu mes artistëve sigurisht për një prej ngjarjeve më të rëndësishme jo vetëm tek ne, por edhe në botë. Garantojë fuqishëm për këtë ngjarje kulturore sepse mendojë se Prishtina dhe Kosova do të jetë tashmë një garë tjetër të ngjarjeve kulturore. Në Kosovë organizohen edhe festivale të rëndësishme dhe ju e dini se si Dokufesti e ka bërë të njohur Prizrenin dhe Kosovën dhe gjithashtu kjo është një moment i mirë për ne. Mua më mbetet të jem në vazhdimësi në përkrahje të realizimit të kësaj ngjarje”, tha ministri Gashi.
Kryetari Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se përmes kësaj Manifeste që do të mbahet do të tregohet se edhe Ballkani është Evropë, ndërsa tutje u shpreh se kjo Manifestë është e pavarur politikisht, ani pse do të ndihmohet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
“Është kënaqësi që zyrtarisht po e nënshkruajmë faktin që Prishtina e ka fitu të drejtën një prej bienaleve jo vetëm në Evropë, por në krejt botën. Ky aplikim i ka dhënë përgjigjet për të mirë që Ballkani është Evropë. Punën e lehtë e kemi pas deri te ky nënshkrim sepse deri tash kemi mbushur formularë, por puna e vështir fillon sot. Ajo është një organizim enorm dhe presim që më 22 të kemi qindra vizitorë. Përmes artit t’i ndihmojmë këtij diskutimi mbahet në 2022 arsyeja pse zgjidhet është që t’i jep kohë qytetit të përgatitet dhe besoj se do ta kemi një Manifestë të shkëlqyeshme”, tha Ahmeti.
“…Manifesta është e pavarur politikisht, ajo çka bëjmë bashkë me Qeverinë dhe donatorë do ta financojmë mirëpo Manifesta udhëhiqet nga një unitet i pavarur. Shumë shpejtë këtë vit do të kemi njerëz dhe ide për temën kryesorë të Manifestës dhe ta dërgojmë si mesazh se vërtet Ballkani mund të ndikojë në Evropë. Unë shpresoj së në dy vitet e ardhshme do kemi mospajtime, kritika, se ku po shkon Prishtina, e mira e kësaj që ndoshta ta përdorim Manifestën gjithashtu për të mbajtur evente në disa pjesë të regjionit, pse jo, në Shkup Tiranë, Podgoricë”.
Drejtoresha e Manifestës, Hedwig Fijen, e ka cilësuar Manifestën si ngjarje të rëndësishme për Kosovën.
“Prishtina është duke shkuar në një qytet për Maniestën për vitin 2022. Kryesorja e kësaj është se si po shkon transformimi i qytetit. Ne duam që njerëzit të shikojnë edhe në anën periferike dhe të investojmë. Kam shumë për të thënë, por kjo Manifestë është mirë pasi do të punohet shumë me arkitektë muzikantë”, tha ajo, raporton EO.
Manifesta është Bienalja e Evropës Nomadike, e mbajtur në një qytet pritës të ndryshëm çdo dy vjet. Në vitin 2018 është organizuar në Pallermo, kurse në vitin 2020 udhëton për në Marseje, Francë. E themeluar në vitin 1990 si një bienale evropiane e artit bashkëkohor është ngjarje e madhe ndërkombëtare e artit, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.