Nënshkruhet Udhëzimi i ri Administrativ për automjetet me gaz

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 10:29 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr. 03/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ 01/2013 mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve me gaz.

Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gaz dhe marrjen e licencës për punë të punëtorisë për servisim të automjeteve.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jo-diskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tepër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gaz, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë”.

 

Të ngjashme