Së paku nëntë qytetarë amerikanë – tre gra dhe gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm që dyshohet se është kryer nga një doras prej një karteli të drogës në Meksikë.
Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, të lidhur me shkëputjen e Mormon të cilët ishin vendosur atje dekada më parë, shkruan BBC.
Në momentin e sulmit, viktimat ishin duke udhëtuar në një konvoi veturash.
Ministri i Sigurisë, ka thënë se grupi mund të jetë bërë cak aksidentalisht si rezultat i ngatërrimit të identitetit të tyre.
Shteti i Sinora në veri të Meksikës është në luftë në mes të dy bandave rivale, La Linea që ka lidhje me kartelin e njohur Juarez dhe “Los Chapos” që është pjesë e kartelit të Sinaloa.