Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 16 pacientë me Covid-19.
Nga Spitali kanë njoftuar se nëntë pacientë me koronavirus janë në oksigjenoterapi e dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit është shëruar një pacient.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orë të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
-495 Vizita Specialistike;
– 33 Pranime;
– 156 Pacientë të Hospitalizuar;
– 4 Lindje, 2 vajza dhe 2 djem;
– 7 Operacione;
– 35 Hemodijaliza;
– Analiza: 396 pacientë që kanë bërë 5,087 analiza;
– 167 Shërbime Radiologjike dhe atë: 111 Rëntgena, 43 Ultrazëra, 10 CT-ja dhe 3 Mamograf;
– 24 procedura fizoterapike;
Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:
– 16 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
– 9 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;
– 2 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë;
– 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.