Nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 341 kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3007 testime dhe janë shëruar 673 pacientë.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2256, i të shëruarve 93.173 dhe i infektuarve në 126.183.