Nëntë persona kanë gjetur vdekjen në një zjarr në një shtëpi pleqsh në fshatin bullgar Royak.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri, i cili shpërtheu nga çatia prej druri e shtëpisë vonë të hënën, u shua dhe shtëpia e të moshuarve ku jetonin 58 të moshuar është evakuuar.
Kjo është bërë e ditur nga Tihomir Totev, kreu i departamentit rajonal të sigurisë nga zjarri.
“Kur gjashtë makinat zjarrfikëse mbërritën, çatia u përfshi nga flakë të mëdha dhe tym të zi. Zjarrfikësit filluan evakuimin e banorëve, por për fat të keq nëntë persona humbën jetën”, ka thënë Totev.
Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.