Gjatë javës së kaluar, tre burra hodhën një grumbull mbeturinash në derën e një kompleksi apartamentesh në qytetin verior Aalborg të Danimarkës.
Synimi i tyre ishte përgjegjësi i mjedisit të Aalborgut dhe këshilltari i energjisë, Lasse P.N Olsen, i cili jeton në atë ndërtesë, transmeton Klan Kosova.
Një shkrim i vendosur mbi këto plehra shpjegoi se mbeturinat u mblodhën nga komuna dhe kërkuan që politikanët të pastrojnë më shumë bërllok.
Burrat që mbanin në dorë pankarta me mbishkrime naziste dhe thirrje kundër emigrantëve, u përleshën me policinë derisa po derdhnin plehrat.
Incidenti sinjalizoi ardhjen e grupit neo-nazist në Danimarkë, që para këtij vendi kishte qenë në fqinjin e saj verior.