Pas Hakim Ziyech te Ajaxi pritet të ketë të tjera largime të lojtarëve të rëndësishëm që mes shumë arsyesh duan të provojnë aventura të reja me klube më të mëdha të Europës. Eshtë David Neres që përflitet të zbarkojë në Premier League pasi janë dy klube që kanë shfaqur interes konkret, Manchester United dhe Tottenham.
Braziliani ka kontratë deri në vitin 2022 me kampionët e Holandës dhe vlera e tij tashmë ka arritur të paktën 50 mln euro, shumë që për dy klubet angleze është e përballueshme. Neres mund të mbulojë çdo sector të sulmit ndaj për Tottenham e Man. United do të ishte edhe një goditje shumë e vlefshme për të përforcuar këtë repart.