Milani do të tentojë transferimin e Carney Chukwuemeka të Aston Villas, nëse nuk ia del të transferojë Renato Sanchesin nga Lille.
Mesfushori portugez ka qenë një nga objektivat kryesore të klubit italian që nga fillimi i afatit kalimtar, por interesimi nga Paris Saint-Germaini i ka komplikuar gjërat – teksa raportohet se klubi francez është më afër transferimit të tij, transmeton Gazeta Express.
Dhe, “Calciomercato” raporton se “Rossonerët” do t’i drejtohen Chukwuemekas nëse dështojnë përfundimisht me Sanchesin.
Zyrtarët e Milanit thuhet se janë në bisedime me agjentin e 18-vjeçarit.
Barcelona është gjithashtu e interesuar për mesfushorin e ri, teksa Aston Villa thuhet që kërkon rreth 20 milionë euro për shitjen e tij.
Megjithatë, Milani shpreson që një marrëveshje mund të mbyllet për 10 milionë euro, pasi kontrata e Chukwemekas skadon në vitin e ardhshëm.
Mesfushoroi iu bashkua Aston Villas në vitin 2016, teksa debutoi me skuadrën e parë në maj të vitit të kaluar. Ai regjistroi në total 14 paraqitje në Premierligë dhe bëri një asistim.
Carney Chukwuemeka ka prejardhje nga Nigeria, teksa ka lindur në Eisenstadt të Austrisë – por ai deri më tani ka përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë, në grupmoshat U17, U18 dhe U19.