Real Madridi e ka bërë si prioritet të verës që vjen transferimin e Erling Haalandit.
Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga Borussia Dortmundi dhe ai i ka disa oferta nga klubet e njohura evropiane.
“Los Blancos” janë njëri prej tyre, por ish-futbollisti i Salzburgut shihet më afër transferimit në Manchester City.
E nëse kjo ndodh, lideri i La Ligas e ka “Planin B”.
Mediumi “Fichajes” raporton se madrilenët ia kanë vënë syrin sulmuesit Edinson Cavani, i cili do të ishte një opsion ideal i Karim Benzemas, përcjell “Gazeta Express”.
Veterani uruguaian i sulmit është duke i kaluar muajt e fundit të marrëveshjes me Manchester United dhe mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë.
Gjithashtu, qe një kohë interesim për “El Matador” thuhet se ka shfaqur edhe rivali i përbetuar i Realit, Barcelona.
Gjithashtu, Cavani ka oferta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht nga klubi Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.