Nëse jeni njëri nga këta njerëz, ju jeni “tamam shqiptar”

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 16:11 | Nga

Në një artikull të publikuar në internet janë përfshirë disa nga “karakteristikat” e shqiptarëve.

Ndër to, përcjell Telegrafi, përveç faktit se shqiptarët bëhen shumë shpejt nervoz, lënë bakshishe edhe në supermarkete,… janë përmendur edhe disa veti tjera “të veçanta dhe interesante” të shqiptarëve.

Për më shumë, lexoni më poshtë:

Gjysma e njerëzve që ju njihni janë kushërinjtë tuaj.

Ju leni bakshish edhe në supermarket

Në festën tuaj ju keni rreth 400 mysafirë

Mundësia që në shtëpinë tuaj të keni më shumë alkool se në kafenenë afër shtëpisë suaj

Nuk mund të mbani të njëjtën veshje në dy dasma

Çdo herë që gjyshi juaj sheh politikanët në TV, ai do të shajë për rreth 20 minuta

Nëna juaj është e dhënë pas pastrimit të shtëpisë, shtatë herë në ditë

Kur në shtëpinë tuaj ka më shumë mish se sa në supermarket

Kur ju jeni me katër shokë tjerë në një tavolinë dhe asnjëri prej jush nuk keni të njëjtat pikëpamje politike

Edhe një muaj pas festave, ju vazhdoni të hani Bakllava

Ju festoni të gjitha festat religjioze, pavarësisht besimit tuaj

Për dhjetë minuta “luftoni” në restorant se kush duhet të paguajë

Ju flisni për rreth një orë, para shtëpisë së dikujt – kur ju dilni nga shtëpia

Ju bëheni nervoz shumë shpejt

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme