Nëse në krye të AKI-së vjen Jahjaga, AKI mbetet shërbim i huaj për Kosovën

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 16:46 | Nga Abdullah Prapashtica

Aktualisht AKI është një formë pa esencë. Vepron si pas një Ligji i cila ia ndalon punën e vet themelore – Sigurimin Kombëtar nga veprimtaria armiqësore e shërbimeve të huaja dhe nga keqbërësit vendor!

Drejtori i AIK-ut emërohet e shkarkohet nga ata që ai duhet të i kontrolli se a po e zbatojnë apo po i shkelin Interesat Madhore Kombëtare, Kushtetutën dhe Ligjet!

Faktikisht aktualisht AKI është hije e SHIK-ut dhe e shërbimeve të huaj informative të cilave ju raporton për kundërshtarët e tyre brenda vendit ton!

Si duhet të jetë!?

Vendit ton i duhet një President i Shërbimit të Inteligjencës me mandat 10 vjeçar dhe një Shërbimit i Inteligjencës të Zbulimi e Kundërzbulimit që emërohet me votave e 80% të Deputetëve dhe që i përgjigjet vetëm para Kushtetutës, para Ligjeve dhe para Popullit Shqiptar!

Presidenti i Shërbimit të Inteligjencës duhet ti raporton për punën e vet Komisionit për Sigurim Nacionale pran Parlamentit dhe në kushte normale raporton para Parlamentin 1 herë në 3 muaj mbi gjendjen e sigurisë në Vend! Nëse ka nevoje kjo mundet me ndodh edhe me shpejt se në 3 muaj!

President i Shërbimit të Inteligjencës nuk duhet të ketë drejtën në kandidim për President apo Kryeministër shteti!

Presidenti i Shërbimit te Inteligjencës duhet te ketë kompetenca për kontrollin absolut të shkeljeve të Kushtetues e të Ligjeve për terë stafit e institucioneve deri te Presidenti, si edhe kontrollin e Shërbimeve të huaja Informative brenda vendit!

Detyra e tyre duhet të janë evitimi i tera rreziqeve që munden të dëmtojnë Interesat Madhore Nacionale, të Pavarësisë e të Sovraniteti territorial, të Sigurisë e të Mbrojtës si dhe Bazën Ekonomike Nacionale të Vendit ton!

Por, që në kushte paçe nuk ka kompetenca ekzekutive, por vetëm detyra informative të institucioneve shtetërore që kanë për detyre të zbatojnë Kushtetutën dhe Ligjet dhe kontrollin e tyre se a po i zbatojnë ato në përputhje me të Drejtën Kombëtare e Ndërkombëtare!

Shërbimit i Inteligjencës të Zbulimi e Kundërzbulimit, në situata të jashtëzakonshme:

– të gjendjes para luftës,

– gjatë luftës dhe

– në periudhën e pas luftës,

Deri në stabilizimin e institucioneve ekzekutive shtetërore mundet të ketë edhe kompetenca shtesë me interes madhor nacional të cilat duhet të përshkruhen në Ligjin për Situata të Jashtëzakonshme që duhet të miratohen me votave e 80% të Deputetëve!

 

Të ngjashme