Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, Xavi Hernandez është buzë shkarkimit nga Barcelona, pasi statistikat nuk flasin në favor të tij.
Humbja e tij e fundit kundër Real Madridit dhe eliminimi i tij i afërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve e vendosi trajnerin e Blaugranas nën presion. Joan Laporta tashmë ka në listë dy kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar trajnerin e ri.
Përveç një surprize absolute dhe shfaqjes së mrekullive të shumta, Barcelona do ta kalonte fazën e grupeve të Ligës së kampionëve, por gjasat janë më të mëdha që ata të bijen në Ligën e Evropës për të dytin vit me radhë. Një dështim i paprecedentë sportiv që e vë klubin Balugranasit në një situatë mjaft delikate, pasi kishin vendosur si synim të paktën çerekfinalet e garës më të madhe për klube në Evropë. Një dështim që do të lërë gjurmë në fushën ekonomike.
As në La Liga gjërat nuk shkojnë shumë më mirë, pasi Barcelona ka lëshuar kreun e tabelës tek rivalët e përjetshëm, Real Madridi. Për këtë arsye, Joan Laporta tashmë mendon dy kandidatë të mundshëm për rolin e trajnerit.
Thomas Tuchel: Trajneri gjerman është pa ekip, pasi u shkarkua nga bordi i Chelseat në fillim të sezonit. Një shkarkim që solli shumë polemika në “Stamford Bridge” pasi ai arriti të ngrinte trofeun e Ligës së Kampionëve disa muaj më parë. Tuchel është favorit i madh për të zëvendësuar Xavin nëse ai shkarkohet.
Marcelo Gallardo: Trajneri ka vendosur të largohet nga stoli i River Plates. Gjithçka flet për faktin se trajneri argjentinas do të fluturojë drejt Evropës, ku kandidatët e mundshëm për të marrë shërbimet e tij janë Atletico Madrid apo PSG. Megjithatë, opsioni i Barcelonës konsiderohet si një mundësi e preferuar.