Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se na nesër do të ketë nderprerje të furnizimit me ujë në komunën e Drenasit për tri orë.
Njoftimi:
Nesër ndërprehet furnizimi me ujë 3 orë në qendër të komunës së Drenasit.
Prishtinë , 27 prill – Për shkak të realizimit të disa projekteve infrastrukturore në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane, konkretisht ndërrimi i rrjetave të ujit nga azbesti në qytetin e Drenasit, gjatë ditës së nesërme, 28 prill 2021 e mërkurë qendra e këtij qyteti do mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 08:00 – 11:00.
Çdo investim në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për shërbime gjithnjë e më cilësore për konsumatorët tanë!