Nesër në fshatin Livaxhë të komunës së Graçanicës në ora 11:30 do të fillojë zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës (LSD).
Hapjen e fushatës do ta bëj Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci, transmeton Ekonomia Online.
Vaksinimi do të bëhet në tërë territorin e Kosovës, për të gjitha kafshët të llojit të gjedhit.
Informatat tjera për këtë fushatë do të merren në teren në hapje të fushatës.