Masat e vendosura në dhjetor në Zvicër do të zgjaten për pesë javë të tjera. Ato do të hyjnë në fuqi nga 18 janari.
Restorantet si dhe objektet kulturore, sportive si dhe ato të kohës së lirë do të mbeten të mbyllura deri në fund të shkurtit.
Dyqanet dhe tregjet do të mbyllen nga e hëna. Dyqanet dhe tregjet që ofrojnë mallra për përdorim të përditshëm përjashtohen nga ky vendim.
Do të vazhdojë të jetë gjithashtu blerja me porosi.
Rregullorja që dyqanet, dyqanet e karburanteve dhe kioskat duhet të qëndrojnë të mbyllura pas orës 19:00 dhe të dielave, do të hiqet.
Në akivitete private mund të marrin pjesë maksimalisht pesë persona. Fëmijët llogariten gjithashtu në këtë numër.
Tubimet në hapësirat publike gjithashtu kufizohen në pesë persona.
Punëdhënësit janë të detyruar të rregullojnë punën nga shtëpia kudo që është e mundur për shkak të natyrës së aktivitetit dhe aty ku mund të zbatohet ajo me përpjekje normale. Kur puna nga shtëpia nuk është e mundur ose vetëm pjesërisht e mundur, merren masa të mëtejshme në vendin e punës: Për të mbrojtur punonjësit brenda vendit të punës, kërkohet vënia e maskës kudo që në një dhommë ndodhet më shumë se një person.
Njerëzit në rrezik të veçantë mbrohen në mënyrë specifike. Për këtë qëllim, prezantohet e drejta për të punuar nga shtëpia ose mbrojtje ekuivalente në punë apo edhe pushimi për njerëz veçanërisht të lëndueshëm.
Për personat në rrezik në profesionet në të cilat nuk mund të zbatohen dispozitat mbrojtëse , punëdhënësi duhet të lirojë punonjësit në fjalë nga detyrimi i tyre i punës me paga të plota.