28-vjeçarja me prejardhje nga Kamenica F.K, që u godit për vdekje nga një veturë në Cyrih të Zvicrës, do të varroset nesër.
Familjarët e saj kanë njoftuar se lamtumira e fundit F.K do t’i jepet nesër, në orën 10:00 në Friedhod, Witikon, në Cyrih.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtunën në mbrëmje, ku shkaku i plagëve të marra nga goditja e veturës, 28-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Mediat në Zvicër bën të ditur se Policia është duke e hetuar aksidentin dhe kërkuar dëshmitarë lidhur me të.