Nesër (17 dhjetor) zhvillohet Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në Luksemburg.
Delegacionin shqiptar do ta kryesojë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Parashikohet që kreu i qeverisë shqiptare të niset pasditen e sotme dhe të mbërrijë në orën 19:00 në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Atje ai do të pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Ditën tjetër, më 17 Dhjetor, Rama do të kryesojë delegacionin e vendit tonë në konferencën ndërqeveritare ku pritet të hapet grupkapitulli i gjashtë që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.