Lista Serbe nesër do të mbajë Kuvendin e saj të brendshëm, ka raportuar mediumi Kossev.
Ky kuvend vjen, disa javë pasi nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie politike dha dorëheqje Milan Radojçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Gazeta Expresspërmes burimeve kishte raportuar më 19 tetor se Kuvendi i brendshëm i Listës Serbe do të mbahet më 24 tetor dhe që synohet ndryshimi i formacionit njerëzor, poqë në substancë do të mbetet subjekt politik i lidhur me Beogradin.
Nuk dihet saktësisht se çfarë ndryshime do të ketë në Listën Serbe.
Kjo parti politike kishte shpallur tri ditë zie në veri të Kosovës për të nderuar terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës më 24 shtator, pasi grupi kishte vrarë policin Afrim Bunjakun. /Gazeta Express