Ministri në dëtyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht segmenti Smrekonicë hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë), për shkak të punimeve në asfaltimin e bypass-it të qytetit të Vushtrrisë.
Përmes një njoftimi në facebook Durmishi ka bërë të ditur se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 deri në 14:00.
‘’Njoftim
Të dashur qytetarë, nesër, më 13.12.2025, për shkak të asfaltimit të bypass-it të Vushtrrisë, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë) do të jetë i mbyllur nga 08:00 – 14:00.
Përdorni rrugën alternative nëpër qytetin e Vushtrrisë.
Faleminderit për mirëkuptimin.’’, ka shkruar ai.