Ditën e nesërme, Gjykata e Elbasanit, do të zhvillojë seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dënuarit përjetë Sokol Mjacaj, drejtorit të burgut të Peqinit, si dhe shefit të regjimit të brendshëm dhe personave të tjerë të arrestuar, pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit më 15 dhjetor.
Burimet nga Gjykata, njoftuan se megjithëse njoftimi i masave ishte planifikuar për ditën e hënë, të akuzuarit do të dalin para gjykatës ditën të marten 10.00.
Prokurori i çështjes Xhelian Seferi, dorëzoi të dielën kërkesat për caktimin e masave arrest me burg, të cilat do të shqyrtohen nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.
Përveç autorit direkt të ngjarjes Sokol Mjacaj, prokuroria ka kërkuar burg edhe për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça, si dhe 10 punonjës mes tyre edhe ish shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali.