Ambasada e Francës në Kosovë bën të ditur se nesër nisë dhe do të zgjasë deri më 31 mars edicioni i 18-të i “Javëve të Frankofonisë 2018”.
Ky aktivitet, tashmë tradicional, bashkorgnaizohet midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisëë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, ambasadave dhe përfaqësive diplomatike të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut, Republikës Çeke dhe Zvicrës, anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Aleancën Franceze të Prishtinës.
Kosova, anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga viti 2014, vazhdon të angazhohet për promovimin e gjuhës frënge dhe kulturave frankofone. Programi i këtij viti është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet organizatorëve të ndryshëm, qofshin ato institucione kosovare apo përfaqësi diplomatike. Përfshirja dhe mbështetja e akterëve kulturorë lokalë është gjithashtu e rëndësishme.
Tri “Javët e Frankofonisë” shquhen nga një shumëllojshmëri ngjarjesh: koncerte, shfaqje filmash, aktivitete gastronomike, konferenca, aktivitete për të rinj. Artistë dhe personalitete franceze do të qëndrojnë në Kosovë, të tillë si pop këngëtarët Charles Baptiste dhe Jo Edgar, grup hip-hopJo2Plainpose shefi i kuzhinës Christophe Dovergne.
Gjate Javëve të Frankofonisë do të ketë po ashtu aktivitete universitare, një prezantim rreth studimeve në Francë dhe një simpozium mbi të ardhmen e gjuhës frënge në arsimin universitar. Do të propozohen edhe ngjarje për të rinj.
Për të festuar Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e grave më 8 Mars, do të organizohen disa aktivitete përfshirë një konferencë të organizuar nga OSBE-ja dhe Ambasada e Francës për çështjen e qasjes së grave në pronë në Kosovë si dhe recitime teatrale në nder të grave pioniere.
Ngjarjet në Universitet kanë gjithashtu për qellim të festojnë anëtarësimin e Universitetit të Prishtinës në rrjetin e Agjencionit Universitar të Frankofonisë dhe inaugurimin e Qendrës Universitare Frankofone.
Për pjesëmarrje në konferencë për shtyp të mërkurën, më 7 mars, në ora 11:00, në Aleancën Franceze në Prishtinë, mund të kontaktoni z. Nexhmi Musliu nga Ambasada e Francës në Kosovë (Kontakt: [email protected])