Nesër rruga regjionale Picel (Bajgorë)-Kaqandollë-Kërpimeh do të jetë e pakalueshme, shkak asfaltimi

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 12 deri me 15 nëntor të vitit 2025, në projektin e rikonstruimit të rrugës regjionale Kērpimeh-Bajgorë-Mitrovicë  R129, do tē bēhet asfaltimi i shtresës përfundimtare.

Ministria bën të ditur se pjesa nga lokacioni Picel (Bajgorē)-Kaqandollē-Kërpimeh do tē jetë e pakalueshme për qarkullim.

“Kërkojmë nga qytetarët qē gjatë këtyre ditëve tē shfrytëzojnë rrugët alternative”, bën thirrje ministria e Infrastrukturës.

Të ngjashme