Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare nga ora 10:00.
Pikat e rendit të ditës janë:
1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së RepublikCs së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar ,
5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndCrmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projcktin e Zhvillimit të UjCrave të Zeza në Gjilan,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të PatundslunCrisC dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndënnjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e MarrCveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi PjesCmarrjen e Kosovës ttë Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi PjesCmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.