Nesër shënohet dyvjetori i rënies heroike të Afrim Bunjakut

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Nesër, më 24 shtator 2025, do të organizohen aktivitete për shënimin e dyvjetorit të rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, nën patronatin e deputetit Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen në dy momente të rëndësishme gjatë ditës:

Homazhe te varri – Ora 10:30

Qeveria në detyrë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korpin diplomatik dhe zyrtarë të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.

Gjatë ceremonisë do të bëhet vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetëror së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Akademia Përkujtimore – Ora 15:00

Në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të organizohet një akademi përkujtimore në nderim të heroit Afrim Bunjaku.

Të ngjashme