Një i ri nga Juniku i cili jetonte në Gjermani vdiq para dy ditësh si pasoj e një aksidenti trafiku.
Familjarët e tij përmes një postimi kanë bërë të ditur se i ndjeri do të varroset nesër në Gjermani, kurse të pame do t’i hapin në vendlindjen e tij në Junik.
Njoftimi:
Te nderuar miq, shoke e dashamire,
Ju njoftojme se varrimi i djalit tone, Lirim Adem Krasniqi, behet neser, e merkure (12.05.2021) ne ora 9:00 ne Singen te Gjermanise, ndersa e pamja te shtunen
(15.05.2021) ne Junik-Kosove (te shpija), duke filluar nga ora 8:00 deri 14:00!Nisja e funeralit behet nga Xhamia ne SiNGEN te GJERMANIS ne adresen e poshteshenuar, duke respetuar masat Anti COVID.
Adressa: Berliner Straße 17
78224, Singen-Gjermani.
Te pikelluar,
Familja Krasniqi