Ekonomia Online
FUNDIT

Nesër zyrtarizimi, kaq është shuma që do të paguajë Napoli për Amir Rrahmanin

Nesër zyrtarizimi, kaq është shuma që do të paguajë Napoli për Amir Rrahmanin

Mungon vetëm zyrtarizimi. Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhëm, teksa do të bashkohet me Elseid Hysajn. Plot 14 milionë euro do t’i kushtojë klubit napoletan, transferimi i ish-mbrojtësit të Partizanit, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme, transmeton Gazeta Blic. Gjithashtu bëhet me dije se nëse Napoli siguron kualifikimin […]

Mungon vetëm zyrtarizimi. Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhëm, teksa do të bashkohet me Elseid Hysajn.

Plot 14 milionë euro do t’i kushtojë klubit napoletan, transferimi i ish-mbrojtësit të Partizanit, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme, transmeton Gazeta Blic.

Gjithashtu bëhet me dije se nëse Napoli siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, atëherë Verona do të përfitojë edhe 2 milionë euro të tjera në llogari.

Pritet që shqiptari i Kosovës, të kryej testet miqësore në “Villa Stuart”, ditën e nesërme.

Kujtojmë që mbrojtësi kosovar karrierën e tij e nisi në Kosovë e ku nga atje kaloi në Shqipëri, Kroaci e deri më sot ku luan në Serie A.

Kalimi tek Napoli do te jete një arritje e madhe profesionale në karrierën e tij.

Të ngjashme