Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se kurrë nuk ta çrrënjosë asnjë vendbanim izraelit në Bregun e okupuar Perëndimor. Komentet e tij vijnë pak ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë e vizitoi rajonin duke tentuar t’i rikthejë bisedimet për paqe me palestinezët.
Deklaratat e Netanyahut i kanë tërbuar palestinezët dhe kanë ngritur pyetje të reja rreth fillimit të ngadaltë të përpjekjeve të SHBA-së për paqe, të udhëhequra nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, transmeton Express.
Ai i bëri këto deklarata dje në mbrëmje gjatë një ceremoni në Barkan, një vendbanim në veri të Bregut Perëndimor.
“Jemi rikthyer këtu për të mirë. Nuk do të këtë më çrrënjosje të vendbanimeve në tokën e Izraelit. Vendbanimet nuk do të çrrënjosen”, ka thënë ai.
Palestinezët kërkojnë që i gjithë Bregu Perëndimor, bashkë me Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës, të jetë shteti i tyre i pavarur. Izraeli i pushtoi të tri këto zona në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, edhe pse u tërhoq nga Gaza në vitin 2005.