Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Trump të mërkurën në Uashington, ku do të diskutojnë negociatat me Iranin.Zyrtarët iranianë dhe amerikanë zhvilluan bisedime të tërthorta bërthamore në kryeqytetin e Omanit, Muskat, të premten.
Të dyja palët thanë se pritej që së shpejti të zhvilloheshin përsëri bisedime të tjera.
Një diplomat rajonal i informuar nga Teherani mbi bisedimet tha se Irani këmbënguli në “të drejtën e tij për të pasuruar uranium” gjatë negociatave me SHBA-në dhe se aftësitë raketore të Teheranit nuk u ngritën në diskutime