Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.
Ai prinë para rivalit të tij më të madh, Bernny Bantz, shkruan BBC.
Exit poll-et thonë se blloku i djathtë ka fituar 59 ulëse për t’u bërë grupi më i madh, që janë dy më pak se shumica.
Sidoqoftë, Netanyahu është deklaruar se “kjo është fitorja më e madhe në jetën time”.
Zgjedhjet e së hënës janë të tretat në Izrael në më pak se një vjet, pasi që asnjë lider nuk ka mundur që ta krijojë qeverinë.