Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza nuk do të ndalet derisa Izraeli të arrijë të gjitha qëllimet e tij.
“Zgjedhja që i propozoj Hamasit është shumë e thjeshtë: dorëzohu ose vdis,” thotë ai.
“Ata nuk kanë – dhe nuk do të kenë – asnjë zgjedhje tjetër. Dhe pasi të eliminojmë Hamasin, unë do të përdor të gjithë fuqinë time për të siguruar që Gaza të mos kërcënojë më kurrë Izraelin – as Hamastan dhe as Fatahstan.”
Komentet e mësipërme u përkthyen, ku Netanyahu e dha deklaratën në hebraisht.
Hamastan dhe Fatahstan i referohen dy grupeve palestineze: Hamasit, grupi palestinez që drejton Gazën që nga viti 2007 – dhe partisë politike Fatah, e cila është partia në pushtet e Bregut Perëndimor dhe një rival i ashpër i Hamasit.
Plani për atë që do të ndodhë me enklavën dhe 2 milionë banorët e saj pas përfundimit të luftës mbetet i panjohur.