Monumenti “NEW BORN”, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovë, në 13 vjetorin e pavarësisë ka ndryshuar pamje, raporton Ekonomia Online.
Ai këtë vit është bërë me ngjyra të Ushtrisë së Kosovës, motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”
Ideatori i këtij monumenti ka qenë Fisnik Ismaili.
Pamja e monumentin ndryshon për çdo përvjetor të pavarësisë.
Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, shkroi ideatori Fisnik Ismaili, mbrëmë në Facebook teksa ka ndarë edhe pamjen e re të “NEW BORN-it”.