NEWBORN-i sivjet me dedikim të veçantë, qytetarët po e pëlqejnë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 10:06 | Nga Aulona Sylaj

Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, monumenti “NEWBORN” ka ndryshuar pamje, raporton Ekonomia Online.

Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”. Në të, tregohet vetëdijësimi për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, për këto ditë në paqe të Kosovës.

Por qytetarët e intervistuar nga EO nuk është se e kanë pasur të qartë këtë moto.

Qytetari nga Prishtina Deli Gashi ka thënë se këtë herë ky monument po i pëlqen shumë si është ngjyrosur, duke përçuar mesazhin e paqes.

“Po më pëlqen. Hera e parë që po e shoh. Kësaj here më i mirë” është shprehur ai.

Kurse Enis Ismajli ka treguar se i ka pëlqyer ideja e ngjyrosjes së NEWBORN-it.

“Kësaj here ka qenë shumë më mirë se herave të kaluara. Më ka pëlqyer ideja” ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme