Banorët e New Jersey, Arizona, Montana dhe South Dakota kanë votuar për legalizimin e marijuanës për përdorim personal.
Guvernator i New Jersey, Phill Murphy është një nga mbështetësit për legaliziminin e marijuanës.
“11 shtete dhe kryeqyteti Uashigton tashmë po korrin përfitimet e krijimit të vendeve të punës, zhvillimit ekonomik dhe reformën e drejtësisë sociale që vjen me legalizimin”, tha ai.
Nëse miratohet ligji për përdorimin e marijuanës, mbështetësit shprehen se të ardhurat e shtetit do të rriten me rreth 120 milion dollarë, si dhe niveli i krimit do të pësojë rënie.
Sipas sondazheve, dy të tretat e banorëve në New Jersey kërkojnë legalizimin e marijuanës për përdorim personal. 66% deri në 70% e njerëzve shfaqen pro legalizimit.