Nexhat Demaku, nga sot, nuk është më kryetar i Komunës së Drenasit.
Demaku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, një ditë pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”.
Vendimin për dorëheqje e ka konfirmuar vet kreu i kësaj komune, por Demaku ka thënë se detajet e tjera do t’i jap në një konferencë për media që ka thirrur për orën 14.
Tani, duhet të shpallen zgjedhjet e reja për kryetar të Drenasit.