Braziliani po përgatitet që të jetë i gatshëm për Kupën e Botës. Neymar është rikthyer sot në stërvitje me kombëtaren e Brazilit, pas lëndimit që kishte pësuar në fund të muajit shkurt.
Lëndimi i Neymar ishte tjetër serioz saqë ishte menduar se braziliani mund ta humbas edhe mundësinë që të luaj më kombëtaren e tij në Kupën e Botës “Rusia 2018” e cila nis në muajin qershor.
Neymar sot iu është bashkuar futbollistëve tjerë të Brazilit në stërvitje dhe është duke punuar shumë që të jetë i gatshëm që të paraqitet për Brazilin qysh nga ndeshja e parë.