Neymar i konsideron ofertat nga klubet e Manchesterit

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 16:49 | Nga

Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain në verë dhe do t’i konsiderojë ofertat që i vijnë.
Don Balon raporton se dy klubet e Mançesterit, United dhe City, janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, i cili do ta konsiderojë kalimin te njëra prej tyre, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, thuhet se braziliani është duke i vlerësuar opsionet dhe duke e menduar me kujdes kalimin në Real Madrid.

Madridi pritet të jetë klubi favorit për të nënshkruar me Neymarin sapo të hapet afati kalimtar veror.

Ndërkohë, dyshja e Premierligës Man United dhe Man City nuk duhet të llogariten autsaider në garë për sulmuesin, veçanërisht City që është në gjendje shumë të mirë financiare.

 

Të ngjashme