Ekonomia Online
FUNDIT

Neymar lëndohet në miqësoren ndaj Nigerisë, detyrohet ta lëshoj fushën

Neymar lëndohet në miqësoren ndaj Nigerisë, detyrohet ta lëshoj fushën

Neymar është detyruar ta lëshojë fushën gjatë pjesës së parë të miqësores së Brazilit ndaj Nigerisë shkaku i një lëndimi. Brazili dhe Nigeria janë duke zhvilluar një takim miqësore mes vete në Singapor, por kjo miqësore ishte e pafat për Selecaon dhe yllin e tyre, Neymar. Ylli i Paris Saint-Germain e shijoi vetëm 12 minuta […]

Neymar është detyruar ta lëshojë fushën gjatë pjesës së parë të miqësores së Brazilit ndaj Nigerisë shkaku i një lëndimi.

Brazili dhe Nigeria janë duke zhvilluar një takim miqësore mes vete në Singapor, por kjo miqësore ishte e pafat për Selecaon dhe yllin e tyre, Neymar.

Ylli i Paris Saint-Germain e shijoi vetëm 12 minuta miqësoren ndërkombëtare në Singapor përpara se të pësonte një dëmtim në kofshën e tij të majtë.

Ai u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmë dhe u fotografua duke mbajtur kofshën e tij teksa lëshon fushën.

Pas këtij lëndimi, futbollisti më i shtrenjtë në botë mund të humbasë ndeshjet gjatë javëve të ardhshme.

Kjo është një humbje e madhe për Brazilin dhe PSG-në, pasi Neymar nuk ka shumë kohë që u kthye nga një dëmtim afatgjatë.

Ndeshjet që Neymar mund t’i humbas janë ndaj Nice në Ligue 1 në fundjavën e ardhshme me Club Brugge më 22 tetor në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Marseille më 27 tetor.

Të ngjashme