Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka thënë se fakti se nuk e di se kur do të rikthehet futbolli është duke i shkaktuar ankth atij.
Neymar u rikthye në Brazil me lejen e klubit të vet para se Franca të vendoste masa të mbylljes së detyrueshme, për shkak të pandemisë koronavirus më 17 mars.
“Fakti që nuk e di se kur mund të kthehem për të luajtur futboll më fut në ankth”, shkroi Neymar në uebsajtin e vet.
“Vërtet më mungon futbolli, garimi dhe të qenet në mjedisin e klubit me shokët e mi në PSG”, shtoi ai.
Ndeshja e fundit e Neymarit ishte fitorja e PSG-së 2:0 kundër Borussia Dortmundit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve më 11 mars.
Ligë 1 ka thënë se planifikon të rifillojë sezonin më 17 qershor, me qëllim që ta kompletoj kampionatin 2019/20 deri më 25 korrik.