Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë të hënën në mbrëmje, për të luajtur “Call of Duty”.
Braziliani ka pasur vit të përzier. Ai shijoi sezon fantastik me PSG-në në Francë, por pësoi keq në Kupën e Botës me Brazilin. Këto rezultate e renditën në vendin e 12-të në listën për Topin e Artë, ku triumfues doli mesfushori i Realit, Luka Modriq.
Teksa yjet të hënën ishin renditur në tepihun e kuq, Neymari kishte bojkotuar ceremoninë për të transmetuar lojën e tij në “Call of Duty”.
26-vjeçari pret yje të sportit dhe të tjerë për t’i transmetuar direkt lojërat e tyre në platformën “Twitch”.
Por, pos që nuk ia deshi për Topin e Artë, Neymar dështoi edhe në videolojë, pasi karakteri i tij u mbyt për 10 minuta.