Neymar dihet se ka pasur disa momente shpërthyese ndër vite, por sulmuesi ka pranuar se po përpiqet të përmirësohet në këtë drejtim, ndërsa flet për çështjet e tij të shëndetit psikologjik.
Ylli i PSG ishte kapur në një numër incidentesh sezonin e kaluar, përfshirë një pezullim për goditjen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të skuadrës së tij në Champions League kundër Manchester United dhe një incident që e pa atë të sulmonte një tifoz.
Sidoqoftë, braziliani është duke punuar për t’u përmirësuar dhe është gati të lë pas gjithçka, përcjell lajmi.net.
“Unë nuk jam një person bisedues”, i tha ai Mirror. “Unë jam një djalë shumë i rezervuar, i mbaj gjërat për vete”.
“Por vjen në një pikë ku unë përfundoj i irrituar, zemërohem, shpërthej dhe nuk komunikoj në mënyrë të saktë. Unë jam duke u përpjekur për të përmirësuar atë”.
“Kurdo që të kem një bisedë të caktuar me dikë, përpiqem të flas. Dhe unë mendoj se kjo po më bën mirë”, deklaroi braziliani.