“Neymari është rritur te PSG”

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-bashkëlojtari i Neymarit te Santos, Ganso, beson se braziliani është rritur më shumë si lojtar te Paris Saint-Germaini.

Këta të dy mund të ribashkohen të shtunën në fushë, në ndeshjen mes PSG-së dhe Amiens, ku në këtë klub është i huazuar Ganso nga Sevilla, transmeton Gazeta Express.

“Në stinorin e kaluar ai është rritur”, tha Ganso për L’Equipe.

“Tani ai po luan më shumë në qendër, mendoj se secilën herë ai është duke u bërë më i mirë”.

“Ai është pjekur mjaftueshëm, më parë ai ka qenë një driblues, mirëpo tani ai ka një rol të ndryshëm”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme