Ekonomia Online
FUNDIT

Neymari ik në Brazil për t’u mbrojtur nga Coronavirusi

Neymari ik në Brazil për t’u mbrojtur nga Coronavirusi

Neymari ka vendosur të kthehet në atdhe, Brazil, pas përhapjes së pandemisë koronavirus, si pasojë e së cilës futbolli në Evropë është ndalur. Sulmuesi i Paris Saint-Germain fluturoi drejt atdheut bashkë me kapitenin e vet në Paris dhe kombëtare, Thiago Silva, pasi të dy duan të kalojnë kohë me familjet e veta në Brazil në […]

Neymari ka vendosur të kthehet në atdhe, Brazil, pas përhapjes së pandemisë koronavirus, si pasojë e së cilës futbolli në Evropë është ndalur.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain fluturoi drejt atdheut bashkë me kapitenin e vet në Paris dhe kombëtare, Thiago Silva, pasi të dy duan të kalojnë kohë me familjet e veta në Brazil në një kohë kur nuk janë të obliguar me futboll, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, e cila raportoi për kthimin e dyshes në atdhe, shumica e lojtarëve të PSG-së ngelin në kryeqytetin francez, përfshirë lojtarët e huaj si Marco Verratti, Pablo Sarabia dhe Ander Herrera.

Kështu nuk veproi edhe Neymar, i cili vendosi të largohet nga Parisi të hënën dhe të shkojë në Brazil të familja e vet në këtë kohë pasiguri. Silva e ndoqi atë të martën.

Të ngjashme