Neymari kundërshton ofertën e PSG-së për vazhdimin e kontratës

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse ka vetëm tre muaj nga fillimi i këtij sezoni, zërat për largimin e Neymar vazhdojnë të jenë aktual.

Ylli brazilian duket se nuk e sheh të ardhmen te Paris Saint Germian, skuadër të cilës iu bashkua në verën e vitit 2017, për 222 milionë euro.

Sipas informacionit ‘Foot-Mercato’, skuadra pariziane dëshiron të mbajë Neymarin, së paku deri në vitin 2025, përcjell lajmi.net.

Madje negociatat për vazhdimin e kontratës mes PSG dhe Babait të Neymar kanë filluar, por është ky i fundit që ka vendosor të bllokojë gjithçka, me idenë për t’u rikthyer te Barcelona.

Një rikthim i Neymar te Barcelona ka qenë afër të ndodh edhe verën e kaluar.

Gerard Pique ka zbuluar se lojtarët e Barcelonës kanë qenë të gatshëm të pranojnë edhe zvogëlimin e pagave, për të mundësuar rikthimin.

Të ngjashme