Neziri: VV-ja në 2021-tën i ka marrë 70 mijë vota nga diaspora duke i vjedhur

| 20 Jan 2025 | 18:56 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Isak Neziri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, rreth votave të diasporës.

Neziri ka thënë se Kurti “le ta harrojë se mund t’i marrë 70 mijë votave nga diaspora”.

“Ai ka qejf t’i marrë 70 mijë, kështu që mundet me harru që ka me i marrë 70 mijë vota. 70 mijë i kanë marrë kur i kanë vjedhur, kur kanë manipuluar më 14 shkurt 2021 në mënyrë më banale. 70 mijë mund t’i mbajë në mendjen e tij, por vota s’ka “, tha Neziri në Klan Kosova.

“Është akuzë e rëndë, por mirëpo ata e dinë që atëherë më 14 shkurt 2021 kanë votuar me dokumentacione të huaja, i kanë marrë njerëzit dhe informacionet që i kanë regjistruar për shoqatat e ndryshme dhe janë shërbyer me votë, apo siç thotë një barcoletë “Ia kanë votue votën””, theksoi ai.

Ai theksoi se në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja pret katërfishim të votës së diasporës.

“Në zgjedhjet e vitit 2021 i kemi pasur 5 mijë vota, tani presim katërfishim të votës”.

Të ngjashme