KRU “Prishtina” sh.a., ju njofton se duke filluar nga data 1 Korrik 2020 do të vazhdoj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.
Prandaj, për të ju shmangur kësaj procedure, kërkohet nga ju që të reflektoni në kohë sa më të shkurtë dhe të përmbushni obligimin tuaj, në të kundertën do të jemi të detyruar që çdo konsumator borxhlinj, fillimisht pa anashkaluar punonjësit e KRU “Prishtina” sh.a., do të dergohen në Përmbarim.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.