Në 24 orët e fundit në vendin tonë zyrtarisht është shënuar vetëm një rast i vdekjes nga koronavirusi. Ndërkohë, numri total i viktimave në Kosovë ka arritur në 601.
Të dielën e 13 shtatorit janë bërë gjashtë muaj qëkur në Kosovë u paraqitën rastet e para me virusin SARS-CoV-2 pozitiv.
Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë pozitiv kanë rezultuar 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.
Megjithëkëtë, në 24 orët e fundit janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, shkruan Express
Kurse numri i rasteve aktive është 2.378.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash, rajoni i cili prin me numrin e të të infektuarve mbetet Prishtina, pas saj janë Mitrovica, Prizreni, Ferizaj, Peja dhe Gjakova.